3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministri maqedonas i Transportit: Ka nisur procedura për marrjen e licencës së “Besa Trans”

Rekomandime

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencë për shtyp tha se ministria që drejton ai bashkërisht me autoritetet bullgare po punojnë maksimalisht për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

“Nga aspekti i kompetencave të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, dëshiroj të potencoj disa çështje kyçe: Transportuesi në ministri ka parashtruar kërkesë më 18.07.2018 për të marrë licencë për transport ndërkombëtar. Ndaj kërkesës është vendosur dokumentacioni i plotë dhe ka përmbushur kushtet ligjore dhe i është dhënë leja për transport të lirë ndërkombëtar”, tha Boçvarski.

- Advertisement -

Ai shtoi se firma ka dhënë dokumentacion të rregullt me vërtetime të vlefshme të kushteve teknike dhe me eurostandard siç janë EURO 3 dhe EURO 4 standard.

“Me kërkesën për licencë ndërkombëtare ka përmbushur kushtet për marrjen e licencës dhe i është dhënë licenca për kryerjen e transportit të lirë të udhëtarëve nga 08.08.2018 deri më 08.08.2022”, tha Boçvarski.

Ai po ashtu sqaroi se “Besa Trans – Shkup” ka paraqitur katër automjete, por autobusi i aksidentuar nuk është ndodhet në mesin e këtyre automjeteve. Ai theksoi se Inspektorati është dashur të kontrollojë nëse transportuesi ka pasur licencë për atë automjet dhe se tani ka nisur procedura për marrjen e licencës, kurse Inspektorati do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit