7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pesë doktorët që humbën jetën nga COVID-19, teksa po kujdeseshin për qytetarët

Rekomandime

Si shumë shtete të tjera, për disa muaj radhazi Kosova po përballet me situatën e krijua nga pandemia COVID-19.

Që nga shfaqja e rasteve të para të konfirmuar si të prekur me COVID-19, në vinë e parë të frontit të përballjes me këtë situatë ishin pikërisht doktorët.

- Advertisement -

Por fatkeqësisht janë pesë doktorë të cilët humbën vetë jetën, duke u përballur me virusin COVID-19, transmeton Indeksonline.

Dr.Fadil Zuka, Dr.Ali Tolaj, Dr.Sylejman Rexhepi, Dr.Lulzim Kolgjeraj, Dr.Kujtim Zarari, janë emrat e mjekëve që ndërruan jetë gjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot të pesë doktorët duke shtuar se ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre.

“Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm. HTH ??”, shtoi Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit