Jemi mësuar të shohim aeroplanë të mëdhenj duke bërë ulje në aeroporte të zakonshme, por a keni parë ndonjëherë aeroplan Airbus duke bërë ulje në Antarktik?
Në një video të publikuar në internet shihet ulja e parë e një aeroplani të tipit Airbus A340 në Antarktik.
- Advertisement -
Aeroplani u ul në pistën e akullt të martën pas një fluturimi prej rreth 4.500 kilometrash për më shumë se pesë orë nga qyteti Cape Town i Afrikës Jugore, shkruan Daily Mail.