7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Djali i njërit nga shoferët e autobusit që u aksidentua në Bullgari: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

Rekomandime

Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës u gjet në kabinën e fjetjes në autobus. Djali i tij Besarti, ka thënë për televizionin bullgar BNT, se Kadri Memdi se tashmë e ka identifikuar trupin e të atit, teksa tha se ai ishte një 54 vjeçar me mbi 20 vite përvojë pune.

Besarti konfirmoi se babi i tij ka udhëtuar për në Turqi të enjten. E udhëtime të tilla ai bënte shpesh edhe në Gjermani dhe sipas djalit të tij i njihte mirë rrugët.

- Advertisement -

Dy doganierë u pushuan nga puna pasi nga kontrolli fillestar i Agjencisë Doganore rezultoi se ata kishin humbur autobusin që kalonte kufirin me Bullgarinë pa leje dhe se kalimi i autobusit nuk ishte fare i pasqyruar në sistem.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1 nuk dihet se ku është.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit