10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Plani i Vuçiq për të rritur ndikimin në Kosovë përmes vendeve të rezervuara, reagon edhe Emilia Rexhepi

Rekomandime

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, në një intervistë për një medium boshnjak ka treguar se si Aleksander Vuçiq ka synuar që të marrë tri karriget e rezervuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

Rexhepi në këtë intervistë ka thënë se dy prej deputetëve që do të ulen në karriget e rezervuara për boshnjakët në Kuvend, kanë marrë shumë vota në komunat e Kosovës me shumicë serbe.

- Advertisement -

“Sipas asaj që mund të dëgjojmë nga KQZ-ja, mandatet u fituan nga Adrijana Hoxhiq dhe dikush nga koalicioni Vakat”, ka thënë ajo.

Rexhepi thotë se ky është një ndikim i drejtpërdrejtë i Listës Serbe përmes Adriana Hoxhiq dhe se plani i Listës Serbe ka qenë që të merrnin tri vendet e rezervuara për boshnjakët.

“Kjo mund të shihet me votat që ata morën në të gjitha komunat serbe në Kosovë”, ka thënë ajo tutje.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje ditë më parë kishte reaguar edhe Duda Balje e cila ka akuzuar Vakatin për bashkëpunim me Listën Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit