16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Në këto 3 institucione private mund ta dini rezultatin për koronaviurs brenda 10 minutave

Rekomandime

Udhëzimet administrative të nënshkruara sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, krijojnë mundësi ligjore për ofrimin e testimit për koronavirus edhe në institucionet shëndetësore private, krahas atyre publike, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Këto udhëzime përcaktojnë llojin e institucioneve që mund të ofrojnë një shërbim të tillë dhe kushtet që ato duhet t’i ofrojnë.

Sipas këtij udhëzimi, testet molekulare për detektim të acideve nukleike të SARS-CoV-2 kryhen në Laboratorët Mjekësorë të Mikrobiologjisë Klinike.

Kurse testet serologjike, mund të kryhen në Ambulancën Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laboratorin Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laboratorin Mjekësor të Mikrobiologjisë Klinike.

- Advertisement -

“Për detektim të antitrupave/antigjeneve kundër/të SARS-CoV-2 ku antitrupi ose antigjeni është i markuar kryhen në Ambulancë Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike të licencuara”, thuhet në nenin 36 A të këtij udhëzimi.

Edhe testet e shpejta, kryhen po ashtu në këto institucione.

- Advertisement -

“Teste të shpejta (10-15 min.). pa nevojë të pranisë së aparaturës së veçantë, që detektojnë antigjenin e SARS-CoV-2 kryhen në Ambulancë Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike të licensuara”, thuhet tutje në këtë udhëzim.

Njëjtë kryhen testet edhe pa aparaturë që detekton antitrupat kundër koronavirusit.

“Teste të shpejta (10-15 min). pa nevojë të pranisë së aparaturës së veçantë, që detektojnë antitrupat kundër SARS-CoV-2 kryhen në Ambulancë Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike të licensuara”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit