9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pse Kosova kryen zgjedhje më të mira se Shqipëria? Çupi: Ata janë më qytetarë se ne, në Jugosllavi

Rekomandime

Zgjedhjet në Kosovë dhe shpallja e rezultatet pa u mbyllur brenda 24 orëve, duke pasur standarde më të mira se sa në Shqipëri ishte objekt i diskutimit në studion e Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja.

- Advertisement -

Analisti Frrok Çupi e lidh këtë me faktin se në Kosovë ka më shumë kulturë dhe qytetari se sa në Shqipëri.

“Mendoj se nuk duhet të ketë paralele mes Shqipërisë dhe Kosovës, e në fakt nuk e gjej të arsyeshme që të ketë paralele, e vetmja gjë e përbashkët është etnia, por me ligjet e demokracisë nuk mund të ecet me paralele. Kosova është shtet tjetër dhe Shqipëria shtet tjetër, e kanë diferenca të mëdha”, tha Çupi.

Më tej ai lidhi me faktin se qytetaria në Shqipëri nuk ekziston dhe kultura e njohjes së rezultatit. “Janë bërë zgjedhje shumë të mira dhe kanë bëjnë me tre faktorë: se është baza mbi qytetarinë, në Kosovë ka qytetari më shumë se në Shqipëri, ishte ndërtuar në diktaturë dhe tani nuk është. Kosova ka jetuar në shtet më me bazë se në Shqipëri, komunizmi ishte një limonatë në krahasim me Shqipërinë. Kanë jetuar me komunizmin, dhe kanë pasur një parlament pluralist në Jugosllavi, si dhe kanë pasur mundësi të jetojnë jashtë”, theksoi Çupi.

- Advertisement -

Sipas tij kjo kulturë mungon në Shqipëri dhe se në Kosovë u dha shembulli që Isa Mustafa dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK-së pas humbjes së zgjedhjeve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit