6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Shi e borë, ky është moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Rekomandime

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

- Advertisement -

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

Të martën po ashtu do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, mirëpo vende-vende pritet edhe borë.

“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës zbresin në vlera njëshifrore”.

- Advertisement -

Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja priten të jenë po ashtu me mot të ngjashëm.

Gjatë këtyre pesë ditëve, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit