Ukrainasit e jashtëzakonshëm, pasi i kapën dy mjete ruse i bartin me traktor

0
88

Traktorët ukrainas po bëhen pjesë e rëndësishme e “artilerisë ushtarake” të Ukrainës.

Së fundmi, një ukrainas është parë me traktor ta ketë vjedhur një transngarkues rus të tipit 9T2177, shkruan lajmi.net.

Ndonëse lajmi nuk është verifikuar ende, një llogari në ‘Twitter’ ka shpërndarë fotografinë nga ky moment, teksa ka thënë se i njëjti ka bartur edhe një mjet tjetër luftarak.

“Pasi kishte vjedhur më parë një mjet rus të braktisur 9K33 Osa SAM, një fermer tani ka rrëmbyer një transngarkues të braktisur 9T217 për 9K33 Osa”, ka shkruar ai.

“Kjo do të thotë se ata tani kanë 24 raketa shtesë dhe një vinç për t’i rimbushur”, ka thënë më tej ai.