4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vendimi i SHBA’së për trupa shtesë në Evropë e nxit reagimin e Rusisë

Rekomandime

Rusia e ka dënuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar trupa shtesë në Evropë në përkrahje të aleatëve të NATO-s në kohën e frikës së vazhdueshme për pushtimin rus të Ukrainës.

Moska tha se ky vendim është “hap destruktiv” që i rrit tensionet dhe e zvogëlon hapësirën për zgjidhje politike, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express. Duke iu përgjigjur vendimit të Presidentit Biden për të dërguar trupa shtesë në Evropë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Alexander Grushko, tha se ky është “hap destruktiv dhe i pajustifikueshëm”.

- Advertisement -

Duke folur të mërkurën, Grushko shtoi se ky vendim do t’i kënaqë autoritetet ukrainase, të cilat do të vazhdojnë që ta sabotojnë marrëveshjen e Minskut “pa u ndëshkuar”.

Pentagoni tha se 2.000 trupa amerikane do të dërgohen nga Karolina Veriore në Poloni dhe Gjermani dhe 1.000 ushtarë të tjerë, të cilët tashmë ndodhen në Gjermani, do të shkojnë në Rumani.

Pentagoni gjithashtu ka thënë se trupat amerikane, që do të pozicionohen në Evropë, nuk do të luftojnë në Ukrainë, por do ta sigurojnë mbrojtjen e aleatëve të Uashingtonit.

- Advertisement -

“Është me rëndësi që t’i dërgojmë një sinjal të fuqishëm z. Putin dhe, sinqerisht, botës se NATO-ja ka peshë për Shtetet e Bashkuara dhe ka peshë për aleatët tanë”, tha të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit