9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kaq trupa do të dërgojë Britania në Evropën Lindore, dislokimi më i madh që nga Lufta e Ftohtë

Rekomandime

Rreth 8 mijë ushtarë britanikë do të dërgohen në Evropën Lindore për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të dizajnuara për të Iuftuar agresionin rus, në një nga dislokimet më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë.

Stërvitja është planifikuar prej disa kohësh, por shkalla e stërvitjeve është rritur që nga pushtimi i Ukrainës, shkruan BBC.

- Advertisement -

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace e përshkroi këtë si “një shfaqje solidariteti dhe force” që do të “frenojë agresionin në një shkallë që nuk është parë në Evropë këtë shekull”.

Ushtarët do të bashkojnë forcat me aleatët në të gjithë NATO-n dhe aleancën e Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës, e cila përfshin Finlandën dhe Suedinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit