Covid-19 bilanci ditor: Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

    0
    108

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    25 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.

    Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.

    Në total numri i rasteve aktive është 323.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!