13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Kastrati ia dhuron Kurtit një “xhip të zi”

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, duke ia dhënë një veturë të vogël lodër, pasi sipas tij, i njëjti thoshte se nuk duhet përdorur xhipat e zinj ndërsa tani ai i përdorte edhe për fushatë.

Kastrati tha se gjatë ditës së sotme Kurti thoshte se kanë marrë 396 vendime e kanë ndarë miliona për kategori të ndryshme por, ai pyeti Kurtin se sa para kanë ndarë për xhipat e zinj.

- Advertisement -

“Shembull, nëse e dëgjon kryeministrin ai thoshte sot se kanë marrë 396 vendime, se kemi bërë investime, se kemi ndarë miliona për kategori e të tjera, por pyetja është se sa ka nda ai për këta xhipat e zinj, se koha dhe arkiva na tregojnë më së miri se si ndërlidhen fjalët dhe veprimet politike me ato konkrete”, është shprehur Kastrati, njofton Klankosova.tv.

Sipas Kastratit, arkiva është kur Kurti përmendte “politikanët me xhipat e zinj e politikanët me truproje”, ndërsa koha e sotme, sipas tij është kur Kurti shkonte në fushatë me vetura zyrtare.

“Nëse hyni në Youtube, ky Albini thoshte “politikanët me xhipat e zinj, politikanët me truproje” e pastaj vazhdon ajo retorika e tij, kjo është arkiva”.

- Advertisement -

“Ndërsa, koha e sotme na tregon se me nga 15-20 xhipa për fushatë lokale, me kësi xhipa të policisë duke harxhuar naftë. Prandaj në këtë projektbuxhet është dashur ta rezervoni një linjë për naftë se u duhet për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kastrati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit