13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shpeshtohen protestat në Beograd kundër Vuçiqit

Rekomandime

Më shumë se dy mijë persona kanë protestuar para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd. Protestuesit janë shprehur kundër vendimeve populiste të qeverisë së Aleksandar Vuçiqit, i cili është akuzuar për favorizimin e interesave të kompanive para interesave të qytetarëve të Serbisë.

- Advertisement -

Protestuesit kanë kërcënuar me bllokim të rrugëve gjatë ditëve të ardhshme nëse shteti miraton ligjin që lejon shfrytëzimin e tokave private që konsiderohen në interes publik. Protestuesit kanë kundërshtuar edhe përqindjen e daljes në votimet për referendum.

Organizuesit e protestës kanë thënë se ligji ia mundëson shtetit të marrë pronën publike në interes të kompanive të huaja. Një kompani ndërkombëtare synon të hapë minierën e litiumit në perëndim të Serbisë, por është akuzuar për lidhje me Qeverinë serbe.

Presidenti populist i Serbisë dhe zyrtarët e qeverisë kanë mohuar se ligji i është përshtatur firmës së huaj për të marrë kontrollin e tokës private. Çështjet e ambientit kanë marrë vëmendje të madhe publike në Serbinë që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Serbia gjithashtu ka probleme të mëdha me menaxhimin e mbeturinave dhe ndotjen e ajrit shkaku i neglizhencës së qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit