7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ishin duke ecur të kapur për dore, çifti gay sulmohet me çekiç nga disa persona

Rekomandime

Një çift homoseksuaI janë suImuar me çekiç nga disa njerëz, të cilit mbanin veshur kapuça.

Ryan Winnard, 21-vjeç dhe i dashuri i tij, Max Green, 18-vjeç, u dhunuan nga disa persona të paidentifikuar mbrëmjen e së martës në Radcliffe, Manchester.

- Advertisement -

Banda me kapuça nisën fillimisht t’i ofendonin dy të rinjtë dhe më pas kur ata tentuan të largoheshin u suImuan prej tyre me çekiç.

Max u godit në pjesën e pasme të kokës, ndërsa Ryan u godit me grushte dhe u suImua me çekiç.

Ryan pësoi thyerje të hundës, një kockë të thyer në faqe, ndërsa Max pësoi një çarje të thellë në kokë.

- Advertisement -

“Unë dhe i dashuri im po ktheheshim në shtëpi nga gjyshërit e tij dhe ndërsa po ecnim të kapur për dore dëgjuam një grup djemsh që filluan të na ofendonin me fjalë banaIe.

Ne vazhduam të ecnim pasi nuk kishim ndërmend të fillonim ndonjë përballje me ta. Por teksa po largoheshim, disa djem të veshur me kapuç dhe doreza vrapuan drejt nesh dhe na suImuan, duke na goditur me grushta, shkelma dhe me çekiç”, rrëfeu Ryan.

- Advertisement -

Ryan rrëfeu se ata u morën telefonat, çantën, këpucët, kartat bankare, çelësat dhe gjëra të tjera personale.

Pas këtij suImi, çifti homoseksuaI kanë shprehur haptazi frikën e tyre, duke u shprehur se nuk do të kapen më për dore në publik.

Policia e Manchester ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorve të suImit ndaj dy të rinjve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit