20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Garda Kombëtare e Kosovës dhe njësiti K-9 nisen për Shqipëri

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Rrustem Berisha ka njoftuar nisjen e Gardës Kombëtares të Kosovës dhe njësitin K-9 për Shqipëri.

Vendimi i i nënshkruar në mëngjes ka hyrë në fuqi menjëherë dhe më pas njësitë ushtarake kosovare kanë marrë rrugën për Shqipëri.

- Advertisement -

“Sapo jam informuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shqiptare për tërmetin dhe pasojat e tërmetit në Shqipëri. Fatkeqësisht, tërmeti ka shkaktuar edhe humbje jetësh dhe dëme të mëdha materiale.

Ne u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe keqardhje e thellë familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke treguar gatishmërinë tonë për të dhënë ndihmë në këtë situatë.

Si Ministër i Mbrojtjes, kam nënshkruar vendimin për nisjen e menjëhershme njësisë së kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Kosovës (FSK) bashkē me njësitë e specializuara K-9 për në zonat e prekura nga tërmeti” shkruan ministri Berisha në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit