4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Shembulli i Shqipërisë dhe Kosovës duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut”

Rekomandime

Lëvizja BESA e ka përshëndetur vendimin e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për nënshkrimin e marrëveshjes që ka për qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.

Nga kjo parti politike kanë kërkuar që ky shembull të ndiqet edhe nga Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

“Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.” thuhej në një njoftim për media të partisë.

Tutje shkruante se Lëvizja konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitv drejt integrimit të vendit në BE.

“Lëvizja BESA ka qenë, është dhe do të jetë për integrimin e rajonit në familjen e madhe evropiane, sepse integrimi i Ballkanit Perendimor do të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin ekonomik dhe do të hapë rrugë drejt prosperitetit dhe zhvillimit.”

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë nënshkruar 13 marrëveshje sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Elbasan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit