2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lubonja për Kurtin dhe Ramën: Njëri foli si fallxhor, tjetri pa sens

Rekomandime

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbledhjen e sotme të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se hekurudha Durrës-Prishtinë ishte metafora e gjithçkaje që nënkuptojnë këto takime.

Ai tha se atë e sheh më shumë si propagandë që zëvendëson realitetin dhe punën e ditëpërditëshme meqë brenda në Shqipëri që 30 vjet nuk ka hekurudha funksionale. Në këtë drejtim, Lubonja mendon që me këtë po synohet t’iu shitet njerëzve një punë e madhe që Kosova dhe Shqipëria po hapen dhe zhvillohen mes tyre derisa situata brenda s’është e mirë.

- Advertisement -

Ndërkaq, për bashkimin e mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, Lubonja në Klan Kosova kritikoi qëndrimet e të dy kryeministrave.

“Njëri foli si fallxhor dhe jo si kryeministër dhe tjetri foli me një non-sens, sepse atë intencën – që tha ai – nënkupton që është vullnet i joni, por pastaj tha se është një intence sikur është vullnet i Zotit. Të dy përdorin gjuhë të dyfishtë sepse s’flasin dot as kundër bashkimit për shqiptarët dhe as për bashkimin ndajndërkombëtar dhe në këto vështirësi bëjnë këto lojëra”.

Si e sheh Lubonja bashkimin kombëtar?

- Advertisement -

“Aktualisht unë mendoj se kemi nevojë për dy shtete më të mira dhe jo një shtet më të madh. Referendumi mund të bëhet sot dhe të jem kundër dhe të bëhet nesër dhe të jem pro. Varet nga konteksti dhe ky është një problem. Idealisht mendoj se shqiptarët duke qenë me një gjuhë, por pa i urryer të tjerët dhe jo në emër të urrejtjes ndaj të tjerëve – dhe përderisa flasim për një planet që nesër mendohet se mund të jetë një vëllazëri e popujve – nuk ka ndonjë të keqe që të bashkohen shqiptarët me kosovarët.”

“Duhet një kontekst shumë më i gjerë se fjala paqësore. Është një situatë e tërë që do ta përcaktonte një pro ose një kundër të pranohet nga të tjerët. Paqësore por ku i ke kundër këta të tjerët? Kur kjo hap probleme të mëdha me botën, a është paqësore apo jo, prandaj them se varet nga konteksti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit