1.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Flet axha i nxënësit të vrarë: Vëllai e gjeti gjallë kur hypi në autobus, vdiq më pas

Rekomandime

Jakup Hamzaj, xhaxhai i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, tha se ai ishte gjallë gjatë kohës kur babai i tij shkoi në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, i vdekur ishte vetëm shoferi. E për lajmin ai tha se e kanë marr vesh nga nxënësit që ishin në autobus e që i mbijetuan sulmit.

- Advertisement -

“Lajmin e kemi dëgjuar mbrëmë rreth orës 19:00. Më kanë thirre në telefon dhe më kanë thënë ka ndodhur diçka, kanë gjujtë dhe u plagos L. Më thirri gruaja e vëllait. Vëllain veç e lajmëruan në telefon dhe i thanë atë nxënësit hajde shpejtë se na kanë gjujtë, na kanë plagos dhe ka viktima. I pari njeri ka shku aty. Vëllai im, ka shkuar më pas fshati krejt dhe ai i pari ka hyrë në autobus”, ka thënë ai

Për vdekjen e nipit, ai tha se e morën vesh pasi shkuan në Spitalin e Pejës.

“Vëllai im ka shkuar fill për Pejë. I kanë çuar viktimat. Unë kam shkuar pas tij. Krejt fshati ka qenë aty. Krejt komuna ka qenë aty. Aty e kam lajmin që veç kanë ndërruar jetë dytë. Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi. Kur e ka kapur vëllai ai veç kishte vdekur. Pastaj e ka kapur vajzën e këtij fshatarit dhe ia ka qitë në dorë Mustafës prej dritares dhe së fundi e ka kap djalin e vet. Ai thotë se djali ka pasur shenja jete, por për fat të keqka ndërruar jetë”, ka thënë më tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit