14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Presidentja e ashpër me Brukselin: Po ia mban anën Serbisë dhe po e akomodon Vuçiqin

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar akuza të ashpëra ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se gjatë procesit të dialogut, vitin e fundit, BE-ja ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë.

Osmani thotë se ka raste kur BE-ja e ka akomoduar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq përkundër sjelljes së tij autokratë në Kosovë.

- Advertisement -

“Unë i besoj BE si ndërmjetuëse. Basshkimi Evropian në këtë vitin e fundit ka shumë raste që ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë, ka raste që e kanë akomoduar Vuçiqin përkundër sjelljes së tij autokratë dhe ka raste kur Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se një raport i tillë duhet të ndryshojë, përndryshe dëmtohet kredibiliteti i procesit të dialogut dhe Bashkimit Evropian.

“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që një gjë e tillë të ndryshojë, në qofte se nuk ndryshon atëherë vetë kredibiliteti i procesit dëmtohet, vetë kredibiliteti i BE-se dëmtohet”, tha ajo në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit