8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa, Dugollit: Pse nuk i thojshe Amerikës më 1999 “kthej aeroplanat se na jemi sovran”

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar atij të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili më herët gjatë ditës gjeti kohë t’i përgjigjej kritikave të SHBA-ve për shkarkimin e bordit të RTK-së, duke i thënë se deputetët janë “sovran në vendime” dhe votojnë mbi bazën e bindjeve të tyre.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ia ka kujtuar Dugollit një të mirë të madhe që amerikanët kanë bërë për Kosovën, ndërhyrjen më 1999 ndaj gjen.cidit të ushtruar nga regjimi i MiIIosheviqit, shkruan lajmi.net.

Ai e ka pyetur Dugollin në formë ironike, “pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran”?

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në një komunikatë për media reaguan për shkarkimin e bordit të RTK-së.

- Advertisement -

Ata thanë se  “Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore”.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarë të një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit