7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në këmbë nga Serbia për të dalë në Evropën perëndimore, kapen tre të rinj kosovarë në Rumani

Rekomandime

Rojet kufitare në Timis të Rumanisë i kanë kapur tre të rinj nga Kosova. Ata po përpiqeshin të hynin në mënyrë ilegale nga Serbia në Rumani, për të mbërritur pastaj në Evropën perëndimore.

- Advertisement -

Siç raporton pressalert.ro, të rinjtë ishin të moshave 24 dhe 25 vjeç.

Të rinjtë që u kapën mbrëmjen e së dieles thanë se kishin udhëtuar në këmbë nga Serbia në Rumani.

Për ndalimin e kosovarëve, rojet kufitare të Rumanisë i njoftuan autoritetet serbe. Kjo sipas tyre u bë që ta hetojnë së bashku ngjarjen dhe ta zbatojnë marrëveshjen e ripranimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit