12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiq: Serbia do të siguroj mallra që do të mungojnë kur të shpërthej “kriza botërore”

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se shteti do të sigurojë lëndën e parë dhe rezerva të mallërave të domosdoshme të cilat mund të mungojnë në rast të eskalimit të konfliktit Rusi – Ukrainë, të cilin e ka cilësuar si krizë botërore.

Në një postim pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u fol për gjendjen në lindje të Evropës dhe në Ballkanin Perëndimor, ai njoftoi se krahas marrëveshjes për sigurimin e rezervave, u arrit pajtim edhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe vendit.

- Advertisement -

Në takimin e zhvilluar në presidencë, kryeministrja Ana Bërnabiq, ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme, Nebojsha Stevanoviq e Aleksandar Vulin, si edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, komandanti i Njësive Anti-terroriste, Spasoje Vuleviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit