Deputetja e Zelandës së Re, Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital, ku një orë më vonë solli në jetë fëmijën.
Ajo u ul në biçikletë gjatë të shtunës në mëngjes dhe u nis drejt spitalit. Asaj tashmë i kishin filluar t’i shfaqen simptomat e para, se për pak orë duhet të futet në sallë për të lindur.
“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.
View this post on Instagram
“Dhimbjet nuk i kisha edhe aq të mëdha kur u nisëm për në spital, edhe pse ishte vetëm 3 minuta larg. Por intensiteti i dhimbjes u rrit derisa po i afroheshim spitali”, ka shtuar ajo – duke theksuar se ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndoshë e të lumtur që tani po fle me babanë.
Genter edhe gjatë procesit të lindjes së parë, kishte shkuar me biçikletë në spital në verën e vitit 2018.