3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Borrell “dëshpëron” Vuçiqin: Është detyra ime t’i bind shtetet ta njohin Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot është takuar me shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, i cili ka arritur në vizitë zyrtare në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borell me Vuçiqin filloi takimin rreth një orë më parë.

- Advertisement -

Në prag të ardhjes në Beograd, Borrell ka deklaruar se personalisht do ta udhëheq dialogun në Bruksel dhe do të jetë bashkëbiseduesi kryesor për qeveritë në Serbi dhe Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Borrell gjatë ditës së enjte kishte qëndruar për vizitë në Kosovë, ku dërgoi porosinë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket pavarësisë së Kosovës, ai ka thënë se është qëndrim i veçuar i secilit anëtar të BE-së.

- Advertisement -

“Ekzistojnë pesë shtete evropiane që nuk e njohin Kosovën dhe detyra ime nuk është t’i bind që ta njohin. BE-ja e njeh Kosovën, unë përfaqësoj BE-në dhe jo një shtet andaj sillem si përfaqësues i Bashkimit”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit