13.2 C
Pristina
Monday, May 29, 2023

Vojvoda: Jemi gati për të luftuar deri në minutën e fundit

- Advertisement -

Të rekomanduara

Mërgim Vojvoda është plotësisht i gatshëm për njërën prej betejave më të rëndësishme të Kosovën në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen historike në Kampionatin Evropian të vitit 2020, tamam në tentimin e parë.

Kosova do të përballet me Republikën e Çekisë të enjten, pra nesër, në Plzen, duke e ditur se vetëm fitorja e mban në garë për ta bërë ëndrrën realitet dhe duke e ditur se firoja eventuale e vendasve do t’ia shuante përfundimisht shpresat për kualifikim përmes rrugës tradicionale, raporton Gazeta Express.

Kombëtarja verdhekaltër mbërriti në Plzen sot në drekë dhe u stërvit pasdite për herë të parë dhe të fundit në fushën ku nesër do ta bëjë një betejë shumë të rëndësishme kundër çekëve.

Kosova e pret Anglinë në Prishtinë vetëm tri ditë më vonë, këtë të diele, dhe mund ta arrijë kualifikimin historik nëse e mund Çekinë dhe barazon me Anglinë, apo Çekia dështon të fitojë ndaj Bullgarisë në ndeshjen e fundit.

- Advertisement -

I gatshëm për këtë është mbrojtësi anësor i Standard Liege Vojvoda.

“Gati për të luftuar deri në minutën e fundit”, ka shkruar 24-vjeçari në llogarinë e vet personale në Instagram.

Lojtarët e Kombëtares dardane janë dukur në disponim të lartë dhe në mes tyre ka mbretëruar atmosferë fantastike gjatë grumbullimit, edhe pse gjatë kësaj kohe u konfirmuar se Vedat Muriqi dhe Herolind Shala nuk do të mundë të luajnë shkaku i lëndimeve.

Duhet thënë se Kosova do ta ketë edhe një mundësi të dytë për t’u kualifikuar në Evropian nëse dështon ta bëjë përmes rrugës tradicionale, pasi është në play-off të Ligës së Kombeve.

 

View this post on Instagram

 

Gati per me luftu deri ne minutin e fundit ??? #KrejtBashk

A post shared by M95.V27 (@mergimvojvoda27) on

- Advertisement -

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -