18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kurti nuk i shkon Thaçit nesër në takim

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike, pas rrëzimit të Qeverisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike, pas rrëzimit të Qeverisë.

- Advertisement -

Nagavci ka thënë se për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin, Qeveria në detyrë duhet të vazhdojë punën në menaxhimin e kësaj situate, ndërsa presidenti Thaçi kurdo që krijohen kushtet, duhet të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Tani nuk është koha e takimeve, është koha që të jemi maksimalisht të përkushtuar në respektimin e vendimeve të Qeverisë në detyrë dhe ekspertëve shëndetësore. Kjo do të thotë se presidenti duhet të respektojë Kushtetutën, më saktësisht nenin 82 që në rastet e tilla duhet të shpërndahet Kuvendi. Në këto ditë është e rëndësishme që qeveria në detyrë të vazhdojë me menaxhimin e situatës me pandeminë dhe presidenti kurdo që të krijohen kushtet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Nagavci.

Kujtojmë se Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës, në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike. Presidenti Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit për konsultime në Presidencë të mërkurën më 1 prill.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit