12.4 C
Pristina
Friday, June 9, 2023

Çfarë po ndodh, Ukraina ndryshon deklaratën për rrëzimin e aeroplanit, Irani nuk i jep kutitë e zeza

- Advertisement -

Të rekomanduara

Autoritetet iraniane janë duke refuzuar që t’ua dorëzojnë institucioneve të Ukrainës ‘Kutitë e Zeza’ të aeroplanit që është rrëzuar afër Teheranit.

Një gjë e tillë ka rritur dyshimet, dhe ka bërë që Ukraina të ndryshojë është qëndrimin zyrtar sa i përket incidentit, ku fillimisht përjashtonte mundësinë që aeroplani të ishte rrëzuar si pasojë e ndonjë sulmi terroristë apo ndonjë sulmi me raketa.

Deklarata zyrtare e lëshuar nga Ukraina tashmë është shlyer dhe thuhet se informacionet paraprake kanë qenë jozyrtare.

- Advertisement -

Informacionet rreth asaj se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit po sqarohen nga Komisioni. Çfarëdo deklarate që flet lidhur me shkaqet e aksidenti përpara vendimit të komisionit nuk është zyrtar”, thuhet në deklaratën e re të autoriteteve ukrainase.

Deklarata e parë që ishte publikuar në faqen e Ambasadës së Ukrainës e që është fshirë, ka përjashtuar sulmin terrorist si shkak të incidentit, duke thënë se informacionet preliminare flasin për një problem në motorin e aeroplanit.

Nga rrëzimi i aeroplanit ukrainas në afërsi të Teheranit kanë mbetur të vdekur 167 pasagjerë.

“Black Box” apo “Kutia e Zezë” është pasije e cila regjistron të dhënat e areoplanit gjatë fluturimit dhe gjithashtu edhe regjistron zërin, dhe është një prej pasijeve që mund të zbulojë shkaqet e vërteta të incidentit.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -