10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mjaft shijuat verën në janar, meteorologët tregojnë kur nis bora

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, ndërsa borë pritet të ketë me 5 ose 6 shkurt.

Në mëngjesin e së premtes pritet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull në ultësira dhe rreth lumenjve.

- Advertisement -

Në fushat barike pritet të ketë rënie, deri sa në ato termike parashihen ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK thotë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato paraqiten relativisht të favorshme, kurse reshje shiu dhe bore sipas parashikimeve numerike priten me datë 5 eventualisht 6 shkurt.

Ndryshe, Kosova ka pasur një mot pranveror në fund të janarit, por si duket do të zgjas vetëm edhe pak ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit