-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Profesori Qollakaj për hetimet e sulmit në Gllogjan: Mendohet për akt terr0rist

Rekomandime

Profesori Fatmir Qollakaj në “Info Magazinë” foli në lidhje me sulmin në Gllogjan të komunës së Deçanit, ku ndërruan jetë tre persona si pasoj e këtij sulmi.

- Advertisement -

Ai tha se gjatë hetimit preliminar mund të zgjerohet pista e hetimit.

“Gjatë hetimit preliminar, po rezulton se ndoshta mund të zgjerohet pista e hetimit dhe dyshimet për vepër tjetër, jo ajo që është supozuar që do të ndodh mund të jenë të rritura. Mendohet për akt terr0rist. Unë personalisht e kam hedhur poshtë edhe të dhënat nga terreni dhe vlerësimet e hetuesve në fazën e deritanishme të hetimit kanë qenë se nuk bëhet fjalë për terr0rizëm.”, u shpreh ai.

Ai tha se në hetime të tilla nevojitet një pjekuri e madhe profesionale.

- Advertisement -

“Tani e kam shtuar përqindjen e dyshimit, por do të duhej të intensifikohen hetimet dhe duhet një pjekuri më e madhe profesionale. Megjithatë, jam i bindur se është duke u kryer puna mirë në terren, në kuptimin e profesionalizmit”, tha Qollakaj.

Megjithatë, ai tha se janë elementet mbi të cilat duhet të bazohemi në kualifikim të veprën penale si “Terr0rizëm”.

- Advertisement -

“Janë elementet mbi të cilat bazohemi në kualifikim të veprën penale “Terr0rizëm”. Prandaj, nuk mjafton vetëm frika që perceptohet si terr0r dhe menjëherë të kualifikohet si vepër terr0riste. Pra, rezultatet e hetimit janë baza, fondi i mjaftushëm për kualifikim apo jo të veprës penale” u shpreh ai.

Profesori Qollakaj tha se ai dyshon se ky mund të jetë edhe një skenar nga Serbia.

“Unë dyshoj tani për një skenar nga Serbia për përsëritjen e vitit 2004 dhe rasti si i tillë do të zbulohet shumë shpejtë dhe unë pres rezultate në këtë drejtim”, shtoi tutje Qollakaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit