Ushtruesja e detyrës drejtoresha Myvedete Gavazaj e shkollës së mesme profesionale “Ymer Prizreni” në Prizren, ka njoftuar se mësimdhënësit të cilët kanë munguar në shkollë do të kenë ndalesa në pagë.
Ky veprim sipas saj do të ndodh nëse punonjësit nuk i arsyetojnë mungesat e tyre.
- Advertisement -
Ajo bëri të ditur se gjatë muajit nëntor 2021 mësimdhënësit kanë munguar në 122 orë.
Gavazaj tha se mësimdhënësit mund t’i japin arsyetimet e tyre nga data 1 deri në 3 dhjetor në drejtorinë e shkollës.