6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Austria hap kufijtë me 32 shtete të Evropës, jo me Kosovën

Rekomandime

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë, ka mundësuar që 32 vendeve evropiane t’ju mundësohet hyrja në territorin austriak, pa pasur nevojë të hyjnë në karantinë ose të kenë negativ testin për COVID-19.

Më 4 qershor, qeveria e Austrtisë kishte lejuar hyrjen për të gjithë banorët e vende fqinje si Zvicra, Lihtenshtajni, Gjermani, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Republika Çeke duke përjashtuar Italinë.

- Advertisement -

Mirëpo me vendimin e ri të qeverisë austriake, qyetarët italainë dhe shtetasit tjerë të BE-së që vijnë nga Italia mund të hyjnë në Austri dhe nuk do të duhet të futen në karantinë për 14 ditë.

Më poshtë është lista e vendeve për të cilat Austria i ka lehtësuar masat:

Andorra, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Irelanda, Icelanda, Italia, Kroacia, Latvia, Litenjshtani, Luksemburgu, Malta, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Romania, San Marino, Zvicra, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Republika e Çekisë, Hungaria, Vatikani dhe Qipro.

- Advertisement -

Ndërsa sipas vendimit të ministrisë së brendshme të Austrisë, për qyetatarët që vijnë nga Andorra, Bullgaria, Irlanda, Kroacia, Monako, Rumania, San Marino, Vatikani, Mbretëria e Bashkuar ose Qipro duhet të kenë testin negative për SARS -CoV-2, jo më të vjetër se katër ditë ose duhet të hyjnë izolim prej 14 ditësh.

Kurse për shtetasit e vendeve të treta jashtë Bashkimit Evropian dhe jashtë Zonës Shengen, ku hynë edhe Kosova, nuk mund të hyjnë akoma në Austri, duke përjashtuar anëtarët e misioneve diplomatike, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, punëtorët humanitarë, personeli infermier dhe shëndetësor, punëtorët sezonalë, pasagjerët e tranzitit ose njerëzit që punojnë në transportin e mallrave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit