8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Nuk është marre të të dështojë martesa”, Tayna reagon për ndërgjegjësimin e femrave pas rastit famëkeq në Ferizaj

Rekomandime

Të gjithë janë të prekur nga ngjarja makabre në qytetin e Ferizajt, ku një 18-vjeçare u ekzekutua nga bashkëjetuesi i saj dhe u dërgua e pajetë nga dy persona në Emergjencë.

- Advertisement -

Lidhur me rastin kanë reaguar emra të shumtë dhe figura publike, të cilët me shqetësim po shprehin mungesën e vetëdijes dhe mungesën e luftës ndaj fenomeneve të tilla.

Reperja Tayna vendosi që të rishpërndajë në InsatStory një reagim të shkruar nga mikja e saj, psikologia Alkena Dervishaj, e cila i ka dedikuar disa vargje fenomenit të shumë diskutuar gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -

“Ju lutem mësojuni vajzave që ndarja është në rregull! Me u kthy në shtëpi të vet është ok! Nuk është marre të të dështojë lidhja/martesa! Mësojuni që ai që të rreh nuk të don! Mësojuni lirinë! Çikës lejani derën çele e krahët hapur”, shkruhet në postimin e rishpërndarë nga rap-artistja.

Si Tayna, ashtu edhe shumë kolegë të saj kanë reaguar lidhur me rastin, duke dashur të rrisin ndërgjegjësimin sa më shumë për edukimin e djemve dhe ndaljes së fenomenit për vrasjen e vajzave.

Mu për këtë arsye, të martën në qytetin e Ferizajt u organizua një protestë si shenjë revolte lidhur me ngjarjen famëkeqe që ka lënë të mërzitur mbarë qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit