Ndërron jetë ish ylli i Interit

    0
    125

    Ka ndërruar jetë legjenda e Interit, Mario Corso, njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të “Grande Interit” , transmeton Insporti.

    Corso ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në moshën 78 vjeçare.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

    “Mario Corso, kampion i përhershëm me klasë të pashterrëshme ka vdekur” – thuhej në njoftimin e klubit.

    “Me këmbën e tij të majtë, ai magjepsi botën në ekipin që definoi një erë të futbollit. Lutjet tona janë për familjen e tij në këtë kohë të vështirë”.

    “Mariolino” kaloi pjesën më të madhe të karrierës duke luajtur për Neraazzuri, ku kishte 509 paraqitje prej vitit 1957 deri në 1973.

    Ai fitoi katër Scudetti, dy kupa Europiane dhe dy Kupa
    Internacionale.