4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shpërthen keq artisti i madh shqiptar: “Big Brother” dhe “Përputhen”, përralla me mbret, deformim kulturor, Shqipëria tani ka vetëm filma turq

Rekomandime

Prej kohësh ngjarjet e njëpasnjëshme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, apo programit “Për’puthen”, janë kthyer kryefjalën e mediave rozë dhe jo vetëm, por edhe duke mbërthyer publikun shqiptar pas ekranit.

Të shumtë kanë qenë individët që kanë mbajtur qëndrime kundër këtyre formateve, duke theksuar se nuk i shërbejnë rinisë shqiptare, por të shumtë në numër ngelen dhe fansat e tyre, të cilët të g**ozhduar pas ekranit, ndjekin me vëmendjen më të madhe çdo gjë që ndodh në program.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë aktori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj, është shprehur se sot në Shqipëri po ndodh një dh*unë kulturore.

Sipas aktorit, shqiptarët drejtohen drejt programeve si “Big Brother” apo “Për’puthen”, pasi nuk kanë se çfarë të shohin, duke qenë se në ekrane nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç këtyre programeve dhe filmave turk.

“Sot në Shqipëri po bëhet dh**unë kulturore. Është një g**enocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in. Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më. Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë.

- Advertisement -

Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar.Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut, sepse kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve.

Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother.
Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar. Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund. Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, është shprehur Shanaj në Dritare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit