2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ganezja: Shqiptari më martoi për letra, do të më marrë fëmijën

Rekomandime

Margaret Brown, një ganeze jeton në Britani dhe është nënë e një fëmije ka rrëfyer se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën.

Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Si përfundim, ai e braktisi sapo Margaret solli në jetë vajzën.

- Advertisement -

“Për të patur leje qëndrimi e më pas pasaportë angleze, avokatët i thanë se e vetmja rrugë për tu bërë rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte gjithmonë presion që të bëheshim me fëmijë. Unë e quaj “mrekulli” vajzën time se merrja kontraceptivë dhe as nuk e dija që ishte shtatzënë derisa u bëra 5 muajshe”, tha ajo.

Pasi solli në jetë foshnjen, Margaret e nxori nga shtëpia dhe nuk u kujdes më për fëmijën. Megjithatë kishte punësuar njerëz që ta informonin për çdo lëvizje të saj.

“Avokatët këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës nëse nëna ka probleme të shëndetit mendor ose është e dhunshme. Ai u përpoq të shkaktonte situata të ndryshme që ti përdorte kundër meje. Ai i kërkoi fqinjit tim të shkatërronte makinën time vetëm të shihte se si do të reagoja”, shtoi Margaret.

- Advertisement -

Gjithçka ajo po kërkon është që dikush ta ndihmojë që të gjejë një apartament jashtë Londrës në mënyrë që shqiptari të mos e gjejë më. “Unë nuk kam nevojë për të sepse nuk më ndihmon me fëmijën”, përfundoi Margaret./Tch

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit