13.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mblidhen akademikët e trojeve shqiptare, flasin për të ardhmen politike të popullit tonë

Rekomandime

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave – Tiranë, organizuan tryezën shkencore “E ardhmja politike e shqiptarëve”.

Në fillim të kësaj tryeze u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Akademik Rexhep Qosja tha se e ardhmja politike shqiptare është një pemë e madhe. Ai tha se të merresh me të ardhmen politike të kohës sonë do të thotë të merresh me çështjen e sotme kombëtare shqiptare.

“Çështja kombëtare shqiptare është pjesërisht e zgjidhur”, deklaroi Qosja.

- Advertisement -

Shembull më dhembjesjellës sipas tij, është shpopullimi i Plavës së Gucisë. Ai e vlerësoi si mjaftë të rëndësishëm punësimin e të rinjve.

Qosja tha se krijimi i një akademie të përbashkët me Shqipërinë do të ishte shumë i nevojshëm e se do të ngritej shkalla e komunikimit me botën. Akademik Qosja tha se përfaqësues të diasporës duhet t’i inkuadrojmë në institucione shtetërore siç bëri Vetëvendosja.

- Advertisement -

Agim Vinca, nënkryetar i ASHASH-së e paraqiti si shqetësuese që udhëheqësit në Prishtinë dhe Tiranë nuk po bëjnë për çështjen kombëtare.

Prof.Dr Ksenofon Krisafi, President i “Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave” , jurist dhe Diplomat tha se çështja e të ardhmës politike të shqiptarëve është madhore.

“Shqipëria e Ismail Qemalit ishte shtet edhe pse s’kishte kufij.” Kristafi tha se kryeministrat e dy vendeve u shprehën pro bashkimit në rast të referendumit, dhe shprehja e qëndrimit të tyre ishte në aspektin institucional dhe jo individual.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit