9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tjetër skandal nga Serbia, nuk e lejon ekipin e hendbollit të Kosovës ta kalojë kufirin

Rekomandime

Pas incidentit me ekipin kosovar të boksit, ku Serbia nuk ua kishte lejuar kalimin e kufirit, kjo e fundit ka vazhduar përsëri me skandale të këtij lloji.

Kësaj radhe bëhet fjalë për ekipin e hendbollit nga Peja Besa Famgas, ku shteti serbi ia ka mohuar kalimin e kufirit mes Serbisë dhe Rumanisë.

- Advertisement -

Besa Famgas të dielën do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër skuadrës rumune Potaissa Turda, ndeshje kjo e cila është e kthimit dhe e vlefshme për rrethin e katërt të EHF Cup.

Por, shteti i Serbisë nuk ka lejuar që ekipi kosovar të kalojë kufirin e Serbisë me Rumaninë, dhe lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës Izet Gjinovci.

“Sot jemi informuar se delegacioni i Besa Famgas nuk është lejuar të hyjë nga territori i Serbisë në Rumani, ku të dielën skuadra jonë e luan ndeshjen e rëndësishme të Kupës Evropiane ndaj Potaissa Turda. Kështu udhëtimi i Besës është zgjatur për dhjetëra orë të tjera dhe kjo natyrisht penalizon skuadrën tonë”, tha Gjinovci.

- Advertisement -

Gjinovci po ashtu e konfirmoi që Federata e Hendbollit të Kosovës do t’i drejtohet Federatës Evropiane të Hendbollit, ku do të kërkojë llogari për pengesat që i janë bërë Besa Famgas drejt udhëtimit për në Rumani.

“Si Federatë do t’i drejtohemi EHF-së për të kërkuar sqarime për pengesat që i janë bërë skuadrës sonë në udhëtimin për në Rumani. Po ashtu, do të kërkojmë nga autoritetet e shtetit tonë që të angazhohen për të mos pasur telashe të kësaj natyre gjatë udhëtimeve që skuadrat tona i realizojnë me autobus për në vendet jo shumë të largëta.

- Advertisement -

FHK-ja vlerëson se pengesat që i janë bërë Besës janë të paarsyeshme dhe shkojnë kundër parimeve për lëvizje të lirë të qytetarëve”, tha Gjinovci.

Ky është skandali i dytë që Serbia e bën ndaj Kosovës, ku edhe ekipin kosovar të boksit e kishte ndaluar në kufi, duke mos lejuar hyrjen në territorin serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit