2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haradinaj: Pas aktakuzës u kam thënë ndërkombëtarëve, ua fus allti në lule të ballit nëse doni me m’turpëru

Rekomandime

Ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit z. Ramush Haradinaj kishte treguar prapaskenat e ngritjes së aktakuzës nga Haga në emisionin T7. Ai kishte treguar se asnjëherë nuk e ka toleruar poshtrimin e dinjitetit të tij.

- Advertisement -

Ai duke folur e rrëfyer për prapaskenat ka treguar se pas ngritjes së aktakuzës kishte komunikuar edhe me ndërkombëtarët dhe u kishte thënë “nëse dikush kish tentu me ardhë mem turpëru e mem qitë pranga, kam mujtë me i mëshu allti në lule të ballit dhe u kam thënë ndërkombëtarëve, nëse maroni filma – filma keni me pa”.

Pas këtij komunikimi, ndërkombëtarët i kishin thënë se “asnjë interes nuk e kemi me poshtru Kosovën e as ty, por përkundrazi ne kemi respekt ndaj teje”. Pastaj Ramushi përsëri u kishte thënë “kushdo që është i akuzuar me mu, po gaboni me ju ngjitë pranga se ne nuk jemi as fëlliqana e as qyqana, e dijmë pse kemi luftu, këtu jemi e nuk fshehemi”.

Poashtu, Haradinaj tregoi se e kishte takuar edhe Ibrahim Rugovën dhe atë e kishte gjetur duke qajtur pas ngritjes së aktakuzës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit