6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Momenti kur Njësia Speciale i shtrinë për tokë dhe i arreston dy persona në Prishtinë

Rekomandime

Mbrëmë ka ndodhur një arrestim që ka ndodhur në rrugën “ Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë nga Njësia Speciale.

- Advertisement -

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku zyrtarët policorë kanë arrestuar dy persona pasi nuk u janë bindur urdhrave të policisë.

Policia e Kosovës kanë thënë se derisa zyrtarët policorë po shqiptonin gjoba për parkime të parregullta kanë hasur në dy persona që nuk u janë bindur urdhërave të tyre.

Për këtë, ata janë arrestuar në mes të rrugës në Prishtinë.

- Advertisement -

“Më 06.10.2020 rreth orës 23:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë deri sa zyrtarët policorë kanë qenë duke i kryer detyrat zyrtare lidhur me kundërvajtjet në trafik, saktësisht gjatë shqiptimit të gjobave për parkime të parregullta, dy persona kundërvajtës kanë filluar të pengonin zyrtarët policorë në kryerje detyre, duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve.

Lidhur me këtë rast të dy personat janë shoqëruar ne stacion policor dhe konform kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palëve u janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje sipas ligjit 03 l 142, neni 16, mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”, thuhet në përgjigjen e tyre.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit