14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Hoxhaj: VV-LDK ua shuan mundësitë të rinjve, PDK prioritet hapjen e vendeve të reja të punës

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se si kryeministër ardhshëm dhe si PDK, prioritet do ta kenë fuqizimin e këtij sektori inovativ, sepse është i vetmi që Kosova ka potencial ta zhvillojë për shkak se kemi popullatën më të re në rajon.

- Advertisement -

Permes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka treguar se ka vizituar një kompani në Kosovë, e cila sipas tij, ka krijuar vende të reja pune edhe gjatë kohës kur pandemia shkaktoi krizën ekonomike në vend e në botë.

Ndër tjera ai ka thënë se është për të ardhur keq qe qeveritë e kaluara VV-ja dhe LDK-ja shuan Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të cilën PDK-ja e krijoi për ta mbështetur këtë sektor dhe për ta shndërruar Kosovën në një vend me perspektivë për të rinjt!


Enver Hoxhaj, gjithashtu tha se PDK-ja do ta rikthejë ministrinë dhe do të zhvillojë projekte konkrete për kompanitë vendore dhe do ta bëjnë Kosovën një vend tërheqës për shumë kompani të huaja.

Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

- Advertisement -

Ishte kënaqësi ta nisje ditën me një vizitë në kompaninë “Vision Agency”, e cila edhe gjatë pandemisë ka krijuar vende të reja pune dhe ka pasur një bilanc pozitiv në eksport. Fazli Kabashi, një atdhetar që jeton në Zvicër, është kthyer në Kosovë dhe ka investuar në këtë kompani, që ua ka hapur dyert rreth 300 të rinjve për t’u zhvilluar në fushën e telemarketingut dhe në sisteme kompjuterike digjitale.

Si kryeministër i Kosovës dhe si PDK, prioritet do ta kemi fuqizimin e këtij sektori inovativ, sepse Kosova ka potencial ta zhvillojë, duke pasur popullatën më të re në rajon.

- Advertisement -

Është për të ardhur keq që qeveritë e kaluara, VV – LDK, e shuan Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të cilën ne e krijuam pikërisht për ta mbështetur këtë sektor dhe për ta shndërruar Kosovën në një vend me perspektivë për të rinjtë! PDK-ja do ta rikthejë ministrinë dhe do të zhvillojë projekte konkrete për kompanitë vendore, si edhe do ta bëjë Kosovën vend tërheqës edhe për kompani të huaja. #Hoxhajkryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit