Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skender Krasniqin, për vr*asjen e djalit të tij, Albert Krasniqit.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Skender Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Vr*asje nga pakujdesia”, dhe dënohet me 3 vite e pesë muaj burgim.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vr*asja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.