7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kandidati i opozitës serbe për president, Ponos: Nuk jam “NATO gjeneral”, kam punuar edhe me Rusinë e Kinën dhe krenohem për këtë

Rekomandime

Kandidati për president të Serbisë Zdravko Ponos i Opozitës së Bashkuar Serbe, ish komandant i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe i mohoi pretendimet e pozitës serbe që e kanë vënë në shënjestër për shtetësinë e tij të kroate dhe bashkëpunimin e tij me shtetet perëndimore.

Ponos që vjen si kandidat i opozitës së bashkuara serbe për zgjedhjet kombëtare serbe që do të mbahen me 3 prill vjen nga Partia Popullore e Vuk Jeremic. Ai ishte vënë në cak të kritikave të pushtetit tani në garën elektorale që pritet të jetë e rreptë. Ndaj tij ishin përmendur edhe shtetësia e tij e dyfishtë, ajo kroate.

- Advertisement -

“Unë jam serb nga Krajina, kam lindur në Knin. Kam kaluar fëmijërinë dhe jam rritur në fshatin Golubic afër Knin. Ky është fshat që banorët e dikurshëm kanë shtetësinë kroate. Për të gjithë ne, vetëm disa qindra mijëra serbë të lindur në Kroaci, shtetësia kroate nuk është diçka që duhet ta kërkojmë por thjeshtë që na takon” ka thënë ai për gazetën Nova.

Ish kreu i shtabit të ushtrisë serbe ka hedhur poshtë edhe aludimet e përfaqësuesve të pushtetit se qenka një “NATO gjeneral”.

“Jam shkolluar në vendin tonë dhe jashtë tij. Disa prej vendeve ku jam shkolluar ishin shtete në NATO. Mjaft kam punuar në themelimin e bashkëpunimit ushtarak, jo vetëm përmes programit Partneriteti për Paqe por edhe në rrafshin bilateral me shumë shtete. Disa prej tyre ishin shtete në NATO, por mjaft kam bërë edhe në zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake me Rusinë dhe Kinën dhe jam krenar për këtë” ka thënë Ponos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit