2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lidhjet e Vuçiqit me Radojiçiqin dhe Veselinoviqin, KRIMlNELËT serbë që u sanksionuan nga SHBA-të

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vënë sot sanksione ndaj anëtarëve dhe krerëve të bandave kriminale të veriut të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Milan Radojiçiq, i njohur për lidhjet e tij me politikën serbe si dhe i dyshuar për vr*asjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

- Advertisement -

Radojiçiq është përfolur shpesh edhe për lidhjet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Duke qenë nënkryetar i Listës Serbe, Radojiçiq ishte shfaqur edhe në një takim me presidentin serb ku të pranishëm ishin edhe anëtarë tjerë të Listës Serbe.

Në korrik të vitit të shkuar Vuçiq fliste për Radojiçiqin duke thënë se “ai nuk është lule, por që ai nuk e ka vr*arë Ivanoviqin”.

- Advertisement -

Rasti i Ivanoviqit përmendet në vet komunikatën e SHBA-ve për sanksionet.

Pavarësisht se fotografitë e thoshin të kundërtën, Vuçiq e kishte mohuar se e njeh personalisht Radojiçiqin.

- Advertisement -

Mediat serbe ndërkaq raportonin se lidhje të afërta me Radojiçiqin ka vëllau i Vuçiqit, Andrej.

Ndërkaq thoshte se e ka takuar “rastësisht” Veselinoviqin dy herë. Ky i fundit është në listën e sanksioneve nga SHBA.

“Të jem i sinqertë, mendoj se e kam takuar Zvonko Veselinoviqin dy herë në Kosovë dhe gjithmonë kam folur publikisht për këtë. Unë mendoj se nuk kemi folur kurrë. Ndoshta gjatë bisedimeve të mia me personat e Listës Serbe u përcjell mesazhe për serbët atje dhe ata flasin me mua”, kishte thënë Vuçiq.

Ndryshe, për Radojiqin Kosova kishte lëshuar edhe fletëarrest, mirëpo që nga ajo kohë ai nuk kishte rënë më në syrin e Policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit