Disfata e Vuçiqit Dorëzohet para protestuesve

0
116
Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u është drejtuar qytetarëve pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për tërheqjen e Ligjit për Shpronësimin.

Janë propozuar edhe ndryshime në Ligjin për Referendum dhe Nisma Popullore, raporton nova.rs.

“Për ligjet, siç e kam thënë edhe në fjalimet e mëparshme, jam nga të paktët kryetarë që ia kam kthyer ato Kuvendit, siç është Ligji për Ujërat. Ndodhi diçka që me dëshirën më të mirë, siç e kuptova prej njerëzve nga qeveria, për të miratuar ligjin sa më të mirë, sollën një ligj problematik për mua që kanë të bëjnë me afatet kohore që u jepeshin pronarëve të patundshmërisë – tokës ose shtëpisë”, tha Vuçiq dhe shtoi se Ligji nuk ka kaluar në debat publik.

Ai ka pohuar se ka nënshkruar vendimin e kthimit të Ligjit për Shpronësim në Parlament.

Duke komentuar Ligjin për Referendum dhe Iniciativën Popullore, Vuçiq tha se nuk sheh asgjë të diskutueshme apo jokushtetuese në atë ligj.

Ai shtoi se Ligji për Referendumin është në përputhje me ligjin e BE-së dhe Komisionit të Venecias. Lidhur me Ligjin për Referendum, Vuçiq tha se do të përmbushë gjithçka që kërkohet nga Qeveria.

“Shumë do të thonë se kjo është disfata e Vuçiqit, por unë jam president i të gjithë qytetarëve, sado që e dua partinë që drejtoj, puna ime është të kujdesem për qytetarët dhe të kthej ligjet që i kundërshtojnë qytetarët. Thonë se Vuçiq u tremb, po e mban pushtetin. Nuk mbaj asnjë pushtet, kam edhe dy muaj e gjysmë. Askujt nuk i intereson, protestoni, por vendi ynë nuk ka nevojë për këtë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Savo Manojloviq nga Lëvizja “Lëvizë-ndrysho” deklaroi se “meqenëse Qeveria e Serbisë shpalli ndryshime në Ligjin për Referendum dhe presidenti e ktheu Ligjin për Shpronësimin në Kuvend – kjo do të thotë se kërkesat e qytetarëve ishin të arsyetuara dhe se korrën fitore të madhe”.