11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Të rinjët hoqën gëlqeren nga ‘murali’ i KRlMlNELIT serb të luftës Ratko Mladic

Rekomandime

Një grup i të rinjve serbë ka pastruar mural apo grafit të KRlMlNELIT të dënuar të luftës, ish gjeneralit serb Ratko Mladic, që ishte pikturuar verës në Beograd.

Grupi i të rinjve serbë janë pajisur mirë dhe kanë nisur punën të enjten në bashkinë Vracar në Beograd për ta pastruar grafitin e famëkeqit Mladic.

- Advertisement -

Me vendim të kësaj bashkie në Beograd ishte lyer më gëlqere grafiti i Ratko Mladic pasi ishte përlyer edhe me vezë nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi. Dy prej tyre ishin arrestuar nga autoritetet që pretendonin se po ruanin rendin e qetësinë e jo grafitin.

Pak kohë pas këtij vendimi këta të rinj serbë kanë pastruar nga gëlqerja dhe ‘murali’ është kthyer në gjendjen e mëparshme, të nderimit të një krlmlneli të luftës që ka kryer pastrim etnik dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit