23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Të dëmtuarit në aksidente trafiku që do të duhej të paguheshin nga “Kosova e re”, tani e tutje do të paguhen nga kjo zyre

Rekomandime

Të dëmtuarit nga “Kosova e Re” pas datës 24 tetor, i kompenson Byroja Kosovare e Sigurimit

E tëra kjo në saje të vendimit që kompanisë “Kosova e Re”, t’i revokohet Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për medie nga Byroja Kosovare e Sigurimit. “Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, që rrjedhin nga neni 36 dhe 67 i Ligjit për BQK-në, si dhe në pajtim me nenin 16, nenin 99, nenin 100 dhe nenin 124 të Ligjit për Sigurimet, në takimin e mbajtur më datë 24 shtator 2021, Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka marrë Vendim që Siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohet Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore”, është thënë në njoftimin e BKS-së.

“Kompania e Sigurimit “Kosova e Re”, kishte pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, përsa i përket mjaftueshmërisë të kapitalit dhe aftësisë paguese – solvencës. Prandaj, në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qëndrore e Kosovës, respektivisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kishte bërë vazhdimisht përpjekje për zgjidhjen e problemeve financiare të Kompanisë së Sigurimit “Kosova e Re” përkundër përpjekjeve dhe gatishmërisë së shprehur nga BQK, Bordi dhe Menaxhmenti i Kompanisë nuk kishte arritë t’i përmbushte kërkesat ligjore / apo të përmirësonte gjendjen financiare të Kompanisë – arsyeje kjo, e cila edhe u bë shkas për Revokimin e Licencës dhe si përfundim rezultoi në fillimin e Likuidimit të detyruar”.

Njoftimi i plotë nga BKS:

- Advertisement -

Me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithsi – Industria e Sigurimit, ka shprehur gatishmëri në marrjen përsipër të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia (TPL) Valide, si dhe obligimet të cilat mund të rrjedhin nga policat e lëshuara të Kompanisë “Kosova e Re”. Pra, kjo përfshinë vetëm sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit dhe poseduesit të mjetit motorik mbi dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta dhe se gjatë periudhës së validitetit të këtyre policave të sigurimit nuk do të mund të bëhet Kthimi i Primit, Anulimi i Policës / Primit, Ndërrimit të pronarit etj.

Prandaj, të gjitha aksidentet e shkaktuara nga të siguruarit e Kompanisë “Kosova e Re” deri në shuarjen e policave ( 24 Tetor 2021) palët e treta të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim mund t’a paraqesin pranë zyrës së Likuidatorit, në objektin e Kompanisë “Kosova e Re” lagja Kalabria, Blloku B1, Nr. 5 Prishtinë, kurse për aksidentet e ndodhura pas datës (24 Tetor 2021) palët e treta mund të paraqiten për dëmshpërblim pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit në adresën Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.

- Advertisement -

Megjithatë, për çdo paqartësi tjetër eventuale në çdo kohë Byroja Kosovare do t’ju shërbej në lidhje me informacionet e munguara duke kontaktuar Qendrën Informative në numrin e telefonit + 381 (0) 38 / 603 – 059 apo në e-mail adresën [email protected].

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit