Në pikë-kalimin kufitar në Jarinë të mërkurën është arrestuar një serb i dyshuar për mizori lufte.
Siç mësohet i arrestuari është Dusko Arsic.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë.
Kjo me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Mizori Lufte kundër popullsisë civile.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.