-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Qeveria malazeze mund të bie të hënën, kryeministri Krivokapic ‘dyshon’ se dikush po jua bën votat pro mocionit të mosbesimit

Rekomandime

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapic ka thënë sot se ka dyshime për se një deputet në Kuvendin e Malit të Zi do t’ia mundësoj votën e 41, që rrëzon qeverinë në pushtet javën e ardhshme.

Mocionin e mosbesimit pritet të caktohet për votë të hënën në kryesinë e Kuvendit të Malit të Zi, të iniciuar nga partia pro serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik.

- Advertisement -

Krivokapic, qeveria e të cilit është e paqëndrueshme ka kohë tha sot se nuk flet me emra sot por paralajmëroi se ka mundësi që të hënën mocioni të ketë 41 votat e mjaftueshme.
Fronti Demokratik ka bërë me dije se nuk do të kërkojnë vota nga partia e Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, duke shtuar insinuata dhe akuza ndaj nismës Ura të Dritan Abazovic që sipas tyre voton njejtë sikur Partia Demokratike e Socialistëve të Djukanovic.

Vet presidenti malazez Djukanovic të mërkurën ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në këtë cirk politik të qeverisë së tanishme malazeze. Megjithatë, shtoi se kjo qeveri është e dëmshme për shtetin malazez dhe mbetet optimist se do të bie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit