2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tepiq: Andrej Vuçiq dhe Veselinoviq së bashku zgjodhën drejtorin e fabrikës së municionit në Serbi

Rekomandime

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi të Serbisë, Marinika Tepiq, ka vënë në dukje lidhjet e biznesmenit kontrovers, Zvonko Veselinoviq dhe kreut të shtetit serb.

Ajo ka thënë se vëllai i presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq, është ndër miqtë më të ngushtë të Veselinoviqit dhe se të dy së bashku kanë emëruar drejtorin e fabrikës për municione dhe armë, “Sistemet e sigurisë”.

- Advertisement -

Dy muaj më parë, në një konferencë për media, Tepiq foli për lidhjet mes Veselinoviçit dhe lidershipit shtetëror, duke theksuar se biznesmeni kontrovers nga Kosova ka marrëdhënie të ngushta private dhe biznesore me vëllanë e presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq.

Tepiq e interpreton informacionin se Veselinoviq dhe kumbari i tij, Milan Radioçiq, nënkryetar i Listës Serbe nga Kosova, dikur ishin të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nën sanksionet e SHBA-së, si konfirmim të gjithçkaje që ajo kishte bërë publike më parë.

- Advertisement -

“Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që herët a vonë ajo që i prezantoj publikut dhe ka të bëjë me punët e kësaj qeverie doli e vërtetë. Në konferencën e përmendur zbulova se kush është njeriu i tretë që u ul në Kopaonik në dimrin e vitit 2014 me Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e tij Aleksandar Vuçiq. Ky është Goran Bojoviq, koleg i Andrej Vuçiqit nga Instituti i Prodhimit të Kartëmonedhave dhe anëtar i bordit të drejtorëve të SDPR, një kompani shtetërore kyçe për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake”, shpjegon ajo.

Fakti që Veselinoviqi, përveç tregtisë ilegale të mallrave dhe narkotikëve, është nën sanksionet e SHBA-së, Tepiq tgotë se nuk është befasi.

- Advertisement -

“Dëshmova se Veselinoviqi në bashkëpunim me Andrej Vuçiqin dhe Bojoviqin e kanë emëruar drejtorin e fabrikës për municione dhe armë. Ognjen Oliveric, drejtori i kompanisë motër të SDPR-së, “Sistemet e sigurisë”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit